Blogu

Trailer i librit “Olga. Misteriozja” nga Elisabetta Gnone, përkthyer nga Albana Nexhipi Lekaj

Çfarë do të thotë të rritesh? Dhe si ndodh kjo? “Të rritesh është një punë e komplikuar”, do të thoshte mesuesi Debrìs, dhe Olga e di mirë këtë: për të qetësuar një shoqe, që për rritjen as nuk dëshiron të flitet, i tregon asaj historinë e një vajze të vogël, rrobat e së cilës ishin gjithmonë shumë të bollshme, edhe nëse etiketa tregonte moshën e duhur dhe që kërcente e kridhej në vizatime, për të shpëtuar nga realiteti. Historia e Misteriozes është historia e atyre që luftojnë për të gjetur vendin e vet në botë, që nuk duan të mbajnë përgjegjësi dhe detyra, të pazot të marrin përsipër barrën dhe luftojnë fort për të mbetur fëmijë. Por është edhe historia e një vajze të vogël që nuk dorëzohet. Një histori që do t’ju bëjë të qeshni, të mendoni, dhe të shqyeni sytë nga habia; dhe që do të qetësojë Olgën, shokët e saj dhe lexuesit e të gjitha moshave në një pikë, e cila është e sigurt: për t’u bërë një të rritur të shkëlqyer, duhet të mbetesh pak fëmijë. Mosha e leximit: nga 9 vjeç.

#elisabettagnone#olgaprejletre#olgamisteriozja#Albananexhipi#creativeeurope4books#bookstagram#ilovereading#bookaholic#bibliophile#bookblogger#bookstar #booklover #bookaddiction#fantasybook#bookart#bookwarm#bookish#booklover#booklove#lovebook#amoleggere#igreads#libridiinstagram#dituriabooks

https://fb.watch/9efA6tyCnk/