A mund te perkthehet poezia? Eshte vendimtare qe perkthyesi te jete poet? Cfare poezie perkthehet e lexohet sot? Perse perkthyesit e poezise gjejne shpesh mundesine e publikimit ne rrjete sociale? Mund te konsiderohet ky nje kontribut? Cilat jane elementet thelbesore gjate perkthimit te poezise, qe i japin dore nje perkthyesi? A eshte gegerishtja varianti me i pershtatshem per perkthimet poetike? Keto dhe shume tema te tjera u rrahen ne diskutimin e djeshem midis perkthyesish profesioniste. I falenderojme te gjithe ata qe moren pjese e folen me pasion: Aristotle Spiro, Ilir Baçi, qe megjithese me sherbim jashte vendit, pergatiti dhe dergoi nje fjale me vlere, Xhimi Lazri (edhe per deklamimin artistik gjate krahasimit te dy varianteve perkthimore ne shqip te vargjeve te Pushkinit me gjuhe te tjera), Agim Doksanin, Edon Qesari, Sokol Çungan, Aida Baron, Flavia Kaba, Diana Çuli, Maniela Sota, Albana Nexhipi Lekaj, Sokol Demaku, Ana Kove dhe shume te tjere (qe duken edhe ne foto).Dhe sigurisht dy moderuesit profesioniste, Diana Kastrati dhe Erion Kristo.









