Blogu

Klan News/ Maša Kolanović vjen në shqip me vëllimin me tregime “Pafundësi”

Shkrimtarja e mirënjohur kroate Maša Kolanović ka promovuar në Shkodër librin e saj “Pafundësi”. Lexuesi shkodran e mirëpriti këtë botim, i cili është pjesë e letërsisë së huaj bashkëkohore. Autorja tha se ky libër është përkthyer në shqip, pasi në vetvete përmban realitete të ngjashme me ato të vendit tonë. Aty shkruhet për përjetime njerëzore dhe familjare të vendeve post komuniste në demokraci të brishta Në këtë vëllim me tregime, i cili është përkthyer nga shkodrani Xhelal Fejza, autorja ndërthur 12 histori njerëzore me një sërë temash mbërthyese. Libri është botuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe medias së Republikës së Kroacisë dhe është pjesë e projektit “Një udhëtim në kohë dhe vende të ndryshme me mjeshtërit e letërsisë europiane“, mbështetur nga programi Europa Krijuese i Bashkimit Europian.