Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit sot, për një prezantim të veçantë: librin e Maša Kolanović, PAFUNDËSI, botuar nga DITURIA. Ishte një takim vërtet i bukur, letrar, me shumë diskutime dhe mendime të frytshme, ku u fol për letërsinë kroate dhe ballkanike. “Është e rëndësishme të njohim letërsinë e fqinjëve, për të kuptuar shumë gjëra që na bashkojnë a na dallojnë dhe posaçërisht për të shijuar një letërsi që po spikat edhe në Europë. Dituria ka sjellë shumë vepra të autorëve ballkanikë, edhe në saje të ndihmës së projekteve të Bashkimit Europian.” , tha Petrit Ymeri, drejtues i Diturisë. Alda Bardhyli, drejtore e QKLL, diskutoi per vlerat e letersise ballkanike dhe përshëndeti sidomos të rinjtë e gjimnazit “Ismail Qemali” që morën pjesë në diskutim, ne kuadrin e tetorit, muajit te Librit. Në takim folën përkthyesi Xhelal Fejza, shkrimtari dhe përkthyesi Rudi Erebara, fitues i EUPL, përkthyesit Edvin Cami, Diana Çuli, Ben Andoni, Agim Doksani, Xhimi Lazri, Grigor Banushi etj. rreth vështirësive dhe zgjedhjeve të përshtatshme të përkthyesit në këtë vepër. Falemnderit shkolla “Ismail Qemali”, dhe mësuesja e përkushtuar, Teuta Berisha, që i ndjek aktivitetet letrare me shumë interes.
#MasaKolanevic#XhelalFejza#Rudirebara#creativeeurope4books#EUPL#Pafundësi#roman#letërsikroate#letërsiballkanike#shtëpiabotuesedituria#shkollaIsmailQemali#tetoriilibrit#AldaBardhli

































