Blogu

Aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Librit/ Prezantimi i projektit “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë” në bibliotekën “Hamit Beqja”

Me rastin e #DitësBotëroretëLibrit, 23 prill, DITURIA po prezanton, në shkolla të ndryshme, projektin “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!!”, mbështetur nga Qendra Kombetare e Librit dhe e Leximit. Pas aktivitetit të promovimit të librit “Ankthi i portierit para penalltisë”, në bibliotekën “Hamit Beqja”, përballë nxënësve maturantë të shkollës Partizani, redaktorja e Sh. B. DITURIA, Jeta Shyle, prezantoi Projektin dhe foli rreth konkursit BOOKTUBERI më i mirë, edicioni 2021. Për herë të parë, DITURIA promovon figurën profesionale të lexuesit që komenton libra dhe i ndan përshtypjet e tij përmes videove. Gara do të jetë e hapur nga 23 prill deri më 30 maj! Çmimi do të jepet nga një juri në muajin qershor dhe ceremonia do të organizohet në ditët e Panairit të Librit, nëntor 2021… #QKLL#EACEA#CreativeEurope#Worldbookday#Booktubershqiptar#edicioni2021