Aktiviteti që mbylli sot DITËT E EVROPËS në Kalanë e Toptanit/Tiranës:Para nxënësve te Shkollës se Kuqe, fëmijë plot entuziazëm, leximtarë të bukur, plot kuriozitet dhe emocion, Erion Kristo, përkthyes, pedagog, gazetar, e pati te lehte te fliste per librin dhe leximin. Pse duhet te lexojnë? Është ky një pasion i lindur? Çfarë librash te lexojmë etj. ishin ceshtjet qe diskutoi Erioni ngrohtësisht me fëmijët.Për librin “Katitzi” dhe “Katitzi dhe qeni i saj”, të Katarina Taikon, autore e njohur suedeze, por edhe luftëtare për të drejtat e grave dhe të pakicave, foli Jeta Shyle, redaktore e te dy librave. Me këtë rast Jeta u kujtoi fëmijëve se letërsia suedeze ka edhe autore të tjerë interesantë, si Ulf Stark që ka shkruar libra emocionues: “A di te fërshëllesh Johana?” Dhe “Klubi i zemrave te vetmuara”.Falënderojmë mësuesen Elena Ndreka dhe prindërit e fëmijëve qe i shoqëruan fëmijët, për mbështetjen e tyre.
Një mesuese e përkushtuar si Elena Ndreka, nga Shkolla e Kuqe, do të ketë doemos edhe nxënës të mirë: ja ku fillon edukimi i dëshirës për të lexuar: nga shkolla, nga mësuesit e interesuar te nxënësit! Ne kete takim me teme “Fol hapur dhe me guxim! Ti nuk je vetëm”, sociologu dhe gazetari Erion Kristo diskutoi ne menyre te gjalle me nxenesit per problemet qe vijne nga stigma mes tyre, te bullizmit dhe diskriminimit, duke marre shkas nga libra te botuar nga Dituria, si Shoku im kokeposhte, Katitzi, Degjoje zemren tende etj.Shkolles iu dhuruan disa kopje librash, per te pasuruar biblioteken e tyre. #DiteteEuropes#EuropeDay#KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#ErionKristo#Katitzi#KatarinaTaikon


























