Blogu

DITËT E EUROPËS/ Paraqitja e vëllimit poetik “Përmasa e katërt”

Sot në krye të aktiviteteve të DITURISË ishte emri i madh i Janis Ricosit, poetit grek që në shqip është botuar shumë, duke krijuar një lexues të vetin, që e do dhe e pëlqen.”Përmasa e katërt” e përkthyer nga Romeo Çollaku, mori të gjitha vlerësimet nga Sofia Delijorgji, shefe e Departamentit të Gjuhës Greke në UT, e cila duke e vendosur në kontekstin e kohës, midis shumë poetëve të tjerë në zë në Greqi, por edhe në Europë, bashkëkohës i të cilëve ishte, e dalloi Ricosin për mesazhet sociale dhe politike, përcjellë në gjuhën e artit. Si njohëse dhe specialiste e greqishtes, Sofia Delijorgji vuri në dukje dhe mjeshtërinë e përkthyesit, i cili ka qenë besnik i autorit edhe në frymën e poezisë.Lili Sula, pedagoge e letërsisë në Fakultetin e Filologjisë, UT, i bëri një analizë të thukët vëllimit, poemave të tij, të cilat nuk ndahen dot, u shpreh ajo, nga konteksti i kohës dhe janë njëherësh pika referimi të qarta, megjithëse me tituj (emra) mitologjikë, të aktualitetit. Lili Sula u ndal gjatë edhe në përkthimin mjeshtëror të Romeo Collakut, për rrjedhshmërinë, poetikën, ritmin që ruan në shqipen e ëmbël që përdor, dhe që ia bën lexuesit të lehtë, të pëlqyeshëm dhe të admirueshëm poezinë, si të ishte shkruar që në krye të herës në gjuhën tonë amtare. Sigurisht, përveç njohjes së shkelqyer te gjuhes, si edhe mentalitetit grek, këtu luan rol edhe fakti që përkthyesi është edhe poet!, – u shpreh ajo.Petrit Ymeri u ndal ne politikat e Diturisë, përzgjedhjen e titujve më të mirë të letërsisë botërore dhe po aq të përkthyesve me vlerë, si kusht i një botimi me cilësi.Ne takim ishin te pranishem edhe z. Panajotis Anagnostopulos dhe znj. Glikeria Mitropulu, nga Ambasada e Greqise ne Tirane. Sudentet e gjuhes greke dhe studentet e letersise ishin auditori me i interesuar. Pas kaq shume kohesh mesimi virtual, ja ku “takoheshin” fizikisht me nje kolos te letrave greke, permes poezise se tij. #DiteteEuropes#EuropeDay#KulturanabashkonmeEuropen#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#RomeoÇollaku#SofiaDelijorgji#LiliSula#JanisRicos#Përmasaekatërt+10