Blogu

Prezantimi i romanit “Ankthi i portierit para penalltisë” në bibliotekën publike “Qemal Baholli”, Elbasan

DITURIA e ka në misionin e vet të jetë shtyllë e leximit, e promovimit të letërsisë, e nxitjes dhe kultivimit të dëshirës për librin. Sepse jemi të bindur që misioni ynë nuk mbaron me botimin e librit, përkundrazi. Pas dy ditëve plot aktivitete “Ditët e Europës” sot ishim në mjediset e Bibliotekës Publike të qytetit të Elbasanit, një bibliotekë me punonjës të rinj të talentuar e të përkushtuar, si drejtuesja Aida Gashi, por edhe me bibliotekarë që i kanë kushtuar jetën librit dhe leximit, si Manjola Hatellari etj, të cilët i falënderojmë për mikpritjen. Jonila Godole, përkthyese e nobelistit Peter Handke foli gjatë për librin e botuar nga DITURIA, “Ankthi i portierit para penalltisë”, ne kuader te projektit europian #EACEA “Udhetim me mjeshtrit e letersise europiane”. Nxënësit e shkollës “Konstandin Kristoforidhi” morën pjesë gjallërisht në diskutim, si për vlerat e romanit, edhe për autorin si nobelist i kontestuar. Ata bënë disa krahasime të Jozef Blohut, personazhit të “Ankthit” me Jozef K.-në e Procesit të Kafkës, diskutuan për kontekstin psikologjik dhe social të personazhit, ishin të interesuar të dinin më shumë për librat e tjerë të autorit. Kështu ndodh kur ai që paraqet librin është bindës dhe sidomos stimulues i mendimit.Në të njëjtin takim, Mariana Ymeri foli për projektin e ri të Diturisë, Booktuberi shqiptar, edicioni 2021, i mbështetur nga QKLL, që synon të nxisë dëshirën e nxënësve për të diskutuar për librin, duke shfrytëzuar mundësitë digjitale për promovim dhe prezantoi titujt e librave që bëjnë pjesë në këtë garë, dhe që kanë mesazhe të qarta kundër diskriminimit, bullizmit, stigmës në shkolle etj. “Fol hapur dhe me guxim! Ti nuk je vetëm”do te jete mesazhi qe do te vije nga keto blogere te rinj per librin. Deri në fund të qershorit, nxënësit u zotuan me dëshirë dhe pasion se do të bënin video për librat, me gjithë ngarkesën e madhe që kanë për shkak të periudhës së pandemisë.#ShtepiabotueseDituria#Eacea#Creativeeurope#Peterhandke#JonilaGodole#MarianaYmeri#Booktuberishqiptar#QendraKombetareeLeximitdheLibrit