Blogu

DITURIA në Panairin e Selanikut 2021

Presidentja e Republikës së Greqisë, znj. Katerina Sakellaropoulu, gjatë vizitës së saj në Panairin e Librit në Selanik, u ndal në stendën e Sh. B. Dituria dhe bisedoi me drejtorin e saj, z. Petrit Ymeri, për botimet tona. “Eshte kenaqesi e madhe qe ju botoni letersi greke dhe libra të emrave të medhenj të letërsisë greke, si Janis Ricos dhe Vassiliss Vassilikoi”, tha ajo. #pasioniperlibrin#shtepiabotuesedituria

Continue Reading →

Sofaja e Librit: Dituria prezanton titujt e rinj të Panairit të Librit 2021

Shtëpia Botuese Dituria ka 30 vjet përvojë ne tregun e botimeve, duke sjellë libra cilësorë të zhanreve të ndryshme. Në portofolin e saj të botimeve janë emra të mëdhenj si Erich Maria Remarque, Umberto Eco, Hilary Mantel, J. K. Rowling, por edhe libra të natyrës studimore, historike, etj. Në këtë panair vijnë disa botime të reja; ku veçohen “Pasqyra dhe drita” e Hilary Mantel apo Derrkuci i Krishtlindjes i autores së njohur të serisë së Harry Potterit. Për këto dhe shumë tituj të tjerë ne kemi ftuar znj. Mariana Ymeri për të ndarë me ndjekësit tanë librat që janë hedhur...

Continue Reading →

Seminari “Përkthimi në dritën e projektorit. Poezia përballë prozës”

A mund te perkthehet poezia? Eshte vendimtare qe perkthyesi te jete poet? Cfare poezie perkthehet e lexohet sot? Perse perkthyesit e poezise gjejne shpesh mundesine e publikimit ne rrjete sociale? Mund te konsiderohet ky nje kontribut? Cilat jane elementet thelbesore gjate perkthimit te poezise, qe i japin dore nje perkthyesi? A eshte gegerishtja varianti me i pershtatshem per perkthimet poetike? Keto dhe shume tema te tjera u rrahen ne diskutimin e djeshem midis perkthyesish profesioniste. I falenderojme te gjithe ata qe moren pjese e folen me pasion: Aristotle Spiro, Ilir Baçi, qe megjithese me sherbim jashte vendit, pergatiti dhe dergoi...

Continue Reading →

Ambasada e Francës në Tiranë vlerëson me çmim Mirela Kumbaron për përkthimin e “Ngadalësisë” të Milan Kunderës

Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë, për përkthimin më të mirë nga letërsia franceze në shqip,i akordohet zonjës Mirela Kumbaro për përkthimin e romanit "Ngadalësia" të Milan Kunderës me këtë motivacion:Me shumë mjeshtëri e përmes intensitetit të fjalës, qartësisë së shprehjes dhe njëherësh ruajtjes së ambiguitetit e larmisë, përkthyesja na ka sjellë në shqip stilin kunderian, lakonik, muzikal e ironik me një tempo e ritëm adekuat me origjinalin. Diana Çuli - Kryetare e Jurisë Petrit Ymeri - Kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Fjala falenderuese e Mirela Kumbaros per Çmimin e Ambasadës së Francës në Tiranë, për përkthimin më...

Continue Reading →