Blogu

Prezantim i librit “Pafundësi” nga Maša Kolanović në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, me praninë e përkthyesit Xhelal Fejza

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit sot, për një prezantim të veçantë: librin e Maša Kolanović, PAFUNDËSI, botuar nga DITURIA. Ishte një takim vërtet i bukur, letrar, me shumë diskutime dhe mendime të frytshme, ku u fol për letërsinë kroate dhe ballkanike. "Është e rëndësishme të njohim letërsinë e fqinjëve, për të kuptuar shumë gjëra që na bashkojnë a na dallojnë dhe posaçërisht për të shijuar një letërsi që po spikat edhe në Europë. Dituria ka sjellë shumë vepra të autorëve ballkanikë, edhe në saje të ndihmës së projekteve të Bashkimit Europian." , tha Petrit Ymeri, drejtues i Diturisë....

Continue Reading →

sot.com.al/ “Pafundësi”, një përmbledhje me 12 tregime tronditëse për jetën e njeriut të sotëm

https://sot.com.al/kultura/pafundesi-nje-permbledhje-me-12-tregime-tronditese-per-jeten-e-njeriut-t-i467513 SHKRUAR NGA SOT.COM.AL 6 TETOR 2021 Libri “Pafundësi” nga Maša Kolanovic është një përmbledhje prej dymbëdhjetë tregimesh, që përpunojnë realitetin bashkëkohor, i cili shpesh, në nivel simbolik, shndërrohet në botën që pati parashikuar mendja gjeniale e Franc Kafkës, më së pari në kryeveprën e tij “Procesi”, por edhe te “Metamorfoza”, të cilës kjo përmbledhje edhe i drejtohet jo vetëm nëpërmjet titullit, por edhe nëpërmjet një sërë elementesh të tjera që bien në sy në disa tregime. Brumbujt shfaqen në disa tregime të Kolanovicit dhe praktikisht në secilin prej tyre janë personazhe njerëzore, megjithëse ata nuk janë të vetëdijshëm për...

Continue Reading →

“Një udhëtim në kohë dhe vende të ndryshme me mjeshtërit e letërsisë europiane” në librari Altera, Prizren

Në Prizren, në librarinë Altera, një nga më të mirat në Shqipëri e Kosovë, për të prezantuar disa nga veprat më të mira të letërsisë europiane, botuar në shqip nga Dituria. Një investim i madh dhe punë kulturore e z. Hasan Gigollaj dhe Ismet Shemsedini, që duhet marrë si shembull, se si mund të punohet me librin dhe që duhet bërë i njohur e duhet përkrahur.Botuesi Petrit Ymeri foli gjatë për letërsine dhe marrëdhëniet me lexuesit, Edvin Cami prezantoi disa nga librat e përkthyer prej tij në kuadër të platformës së #CreativeEurope dhe Maniela Sota, përkthyese, diskutoi rreth disa prej...

Continue Reading →

Takim pune me kolegë në Kosovë: “Përkthimi nga letërsia më e mirë europiane…”

Të flasësh për përkthimin e letërsisë më të mirë europiane, në kohëra kovidiane! Po, sepse letërsia është një “armë” që ndihmon, përmes narracionesh të fuqishme, poetike dhe emocionale, të jesh i përgatitur në këtë botë kaq komplekse.Të mbledhur në një takim pune me botues, përkthyes, shkrimtarë, të Shqipërisë dhe Kosovës, shkëmbyem shumë përvoja të vlefshme për çfarë botohet, si përkthehet, çfarë produkti i ofrohet lexuesit.Një nismë e Shtëpisë Botuese Dituria, në kuadër të projektit të Europës Kreative, "Një udhëtim në kohë dhe vende të ndryshme me mjeshtërit e letërsisë europiane".#PetritYmeri#EdvinCami#EnkelDemi#ManielaSota#MarianaYmeri#AlbanaNexhipi#MirelaKumbaro#AbdullahZeneli#DanIbrahimi#AntonNikBerisha#KaltrinaIbishi#shtepiabotuesedituria#CreativeEurope4Books

Continue Reading →

“Varrosur për së gjalli” – Tregimi i parë i vëllimit “PAFUNDËSI” nga Maša Kolanović, përkthyer nga Xhelal Fejza

Dëshira e fundit e tezes ishte që një ditë pasi të varrosej ta thërrisnim tri herë në celularin që do ta groposnim së bashku me të. Në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje, kështu shkruante me dorëshkrimin e saj si prej fantazme që na priti, së bashku me sendet e saj personale në azilin e pleqve në Pilè. Më shumë se nga vdekja, ajo frikësohej se mos e varrosnin të gjallë dhe kjo frikë i ishte bërë fiksim vitet e fundit qëkur mbeti uloke. Para njëqind vjetësh një kushërirë e saj e largët, kishte pas qenë gjoja varrosur e gjallë...

Continue Reading →

Vitrina e librit/ Çfarë do të thotë të rritesh? “Të rritesh është punë e ndërlikuar” Përkthyesja Albana Nexhipi flet për librin “Olga prej letre. Misteriozja”

Për librin “Misteriozja” shkruar nga Elisabetta Gnone, autore e 3 librave Fairy Oak (Lisi i magjepsur), flet përkthyesja Albana Nexhipi. Misteriozja është Olga prej letre që në aventurat e saj i janë shtuar edhe dy miq nga qyteti. #shtepiabotueseDituria #misteriozja #elisabettagnone #creativeeurope4books https://www.youtube.com/watch?v=AwB8WHSmABk

Continue Reading →