“Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane” mbërriti edhe në qytetin e Përmetit. Me përkthyesit Mirela Kumbaro, Diana Çuli, Xhimi Lazri për të folur për librat e Kunderës, Merinit, Handkes, Ricosit etj. Në Qendrën Multikulturore të Përmetit, para një salle të mbushur me të rinjtë e shkollave të mesme, por edhe mësues të letërsisë, specialistë, pjestarë klubesh letrare, drejtori Petrit Ymeri, foli për projektin e Diturisë, mbështetur nga programi i përkthimit të Europës Krijuese, duke promovuar vlerat e larta të këtyre shkrimtarëve europianë, si dhe të përkthyesve të tyre. “Letërsia europiane është një urë e fortë jo vetëm kulturash, por edhe...
Projekti “Udhëtim me mjeshtrit e letërsisë europiane”; diskutim rreth romanit “Ngadalësia” të Milan Kunderës në Qendrën Multikulturore të Përmetit
