Albana Nexhipi lindi më 1978. Në vitin 2001 përfundoi studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi dhe më 2004 studimet Master për Letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë vitit 2004 kreu specializimin pasuniversitar në lëmë të Letërsisë së krahasuar në Università per Stranieri, Peruxha, Itali. Në vitet 2004-2014 – gazetare, redaktore përgjegjëse, autore dokumentaresh dhe reportazhesh; nga viti 2009 – pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.
Njohëse shumë e mirë e italishtes, Albana Nexhipi është përkthyese e disa librave: Nina dhe misteri i notës Oktavë, Nina dhe Syri Sekret i Atlantidës, Nina dhe Numri i Artë, Nina dhe fuqia e Absinthiumit nga Moony Witcher; Mikesha gjeniale: fëmijëria, adoleshenca nga Elena Ferrante; Dje, sot, nesër nga Sophia Loren; Pas bukurisë: si mund ta përmirësojmë imazhin pa e tradhtuar veten nga Willy Pasini dhe Maria Teresa Baldini; Erosi dhe qytetërimi nga Herbert Marcuse; Homo videns: televizioni dhe postmendimi nga Giovanni Sartori; Seria Fairy Oak: Sekreti i Binjakeve, Magjia e Territ, Fuqia e Dritës nga Elisabetta Gnone; Olga prej letre, Olga prej letre: Xhumi i zi nga Elisabetta Gnone; Dhoma e Fluturave nga Lucinda Riley; Një histori shkodrane: flamujt e parë të anijeve tregtare shqiptare (1913-1914), Shpnesa e Shcypeniis (Shqiptarë të Trieshtit) dhe Jo vetëm “Hymni i Flamurit”: disa kuriozitete mbi himnet e tjera kombëtare shqiptare në ag’ të Pavarësisë nga Paolo Muner.

Showing the single result