Ledia Dushi lindi në Shkodër, ku dhe kreu Shkollën e Mesme Pedagogjike. Në vitin 2000, u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër.
Më 2010, përfundoi studimet MA, ndërsa më 2016 studimet e Doktoratës në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Në periudhën 2002-2007, Ledia Dushi ka qenë drejtuese e Komisionit të Kulturës dhe Rinisë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës; më 2007-2009, pedagoge e letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit. Sot punon si specialiste e letërsisë bashkëkohore në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe të Studimit të Artit në Tiranë.
Ledia Dushi është autore e 5 vëllimeve poetike: N’nji fije t’thellë gjaku; Me mujt me fjet … me kthimin e shpendve; Seancë dimnash, Ave Maria bahet lot dhe Femna s’asht njeri.
Në vitin 2005, fitoi bursë si poete në Graz, Austri; më 2004, bursë si poete në Literarisches Colloqium, Berlin; Pjesëmarrës në Javën e Letërsisë Shqipe në Salzburg, 2003; “Mbrëmjet poetike të Strugës”, 2000.
Përkthyese e shumë veprave letrare, si: “Varreza e Pragës” dhe “Numri zero”, Umberto Eco; “Ana Bolena, një çështje familjare”, Hilary Mantel; “Një të shtunë me miqtë”, Andrea Camilleri; “Marina” dhe “Loja e engjëllit”, Carlos R. Zafón; “Ema”, Jane Austen; “Pavdekësia dhe ligjërata të tjera”, Jorge Luis Borges; “Shembja e burrit”, etj.
Fituese e çmimit Pena e Argjendtë, dhënë më 1997 nga Ministria e Kulturës, për vëllimin portik “Ave Maria bahet lot”.
Shpërblyer me diplomën “At Gjegj Fishta – poeti i kombit” për vëllimin poetik Femna s’asht njeri, 2020.
#CreativeEurope #LediaDushi #AldaMerini #Poetedheperkthyese
Showing the single result