Maniela Sota, përkthyese nga origjinali (rumanisht) i lromanit “Kopshti prej qelqi”
Maniela Sota lindi më 1978 në Fier. Përfundoi studimet e larta më 2001 në Universitetin e Bukureshtit, në Fakultetin e Letërsisë, për Gjuhë e letërsi rumune dhe Gjuhë e letërsi angleze. Nga viti 2002 deri më 2010, drejtoi departamentin e gjuhëve të huaja në “Educational Business Links”, Tiranë; prej vitit 2012 interprete simultane në “Cosmos Translations & Events”; prej 2014 përkthyese dhe interprete për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Europës, Delegacionin Europian në Shqipëri, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, etj. Prej vitit 2018 është përkthyese për Projektin EURALIUS V.
Autore e disa teksteve shkollore të letërsisë. Gjithashtu ka shkruar edhe artikuj të ndryshëm letrarë.
Prej disa vjetësh është përkthyese letrare nga anglishtja dhe nga rumanishtja.
Përkthime nga rumanishtja:
Mihail Drumeş, Në emër të dashurisë, Dumitru Ion, Vjelja e purpurt; Sh. Emërllaku, Putina moarte (Vdekja e pakët); Besnik Mustafaj, Vara fara intoarcere (Verë pa kthim); Jani Malo, Funerale nesfarsite (Funerale të pafund). Ajo është bashkëpërkthyese e Antologjisë së poezisë ballkanase (O antologie de poezie balcanică).
Përkthime nga anglishtja:
Colleen Hoover, Hopeless; Randa Abdel-Fattah, No Sex in the City; Harlan Coben, Missing you; Mary Kubica, The Good Girl.
Maniela Sota është fituese e çmimit të dytë për përkthimin më të mirë në Panairin e Librit 2018.
Showing the single result