Blogu

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në bibliotekën “Hamit Beqja” për librin “Djali që e sheh botën me gishta”

A jemi njësoj? Apo jemi të ndryshëm dhe falë këtij ndryshimi jemi më të zot apo më pak të zot për t’i bërë ballë jetës?

Një diskutim i bukur, nisur nga personazhi i Kamilit, të librit “Djali që e sheh botën me gishta”, u zhvillua në takimin që përkthyesi Astrit Beqiraj dhe gazetarja Albana Nexhipi bënë në bibliotekën Hamit Beqja, me nxënës të klasës VI të shkollës “Fan Noli”, me praninë e mësueseve Etleva Meço dhe Eni Mesi.

#astribeqiraj #leximeterekomanduara #CreativeEurope