
Një ditë e veçantë kushtuar librit dhe leximit në shkollën “Naim Frashëri”, Fier!
Prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski dhe shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3.
Një aktivitet plot emocione dhe diskutime, me nxënës të klasave IV dhe V, gjatë të cilit nxënësit u frymëzuan për të ndarë idetë dhe emocionet e tyre.
Ky aktivitet shërbeu edhe për të shpallur konkursin “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, një mundësi për nxënësit, që të tregojnë kreativitetin dhe pasionin e tyre për librat përmes videove, duke ndërthurur kështu librin me teknologjinë.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për pjesëmarrjen aktive!
Le të vazhdojmë të lexojmë, të imagjinojmë dhe të ndajmë histori që frymëzojnë.









