
“Njeriu që mbillte pemë” dhe “Djali që e sheh botën me gishta”, dy libra të botuar së fundmi mblodhën në një aktivitet të bukur nxënësit e klasave të katërta në shkollën “Besëlidhja”, Lezhë, me mësueset e kujdesshme Lulëzime Celami, Liza Gjini dhe Drita Meshaj.
Fëmijët ishin shumë entuziastë edhe për Booktuberin më të mirë, nismë e Diturisë për të nxitur e kultivuar dëshirën për të lexuar e folur më shumë për librin.





