Blogu

Përkthyesja Albana Nexhipi në TV Klan, për librin “Ikanakët”

Në librin “Ikanakët” të Mario Desiatit, përkatësia është thelbësore, por edhe e ndryshueshme, e brishtë dhe ndonjëherë kontradiktore. Njeriu ndihet i lidhur me një vend dhe, në të njëjtën kohë, edhe me një vend tjeter të huaj. Protagonistët e romanit kërkojnë një vend që mund ta quajnë “shtëpi” dhe zbulojnë se shtëpia nuk është vetëm vendi ku lindim, por edhe vendi ku mund të ndërtojmë lidhje autentike që na përcaktojnë se kush jemi.

Libri i Desiatit, të cilin jua rekomandojmë, është në fakt një histori kolektive edhe e shoqërisë shqiptare: sa shumë histori ikanakësh kemi edhe ne.

Falemnderit #Rudines që bëri një përshkrim interesant të romanit dhe sidomos Albanës, që i bën të gjitha punët edhe me zemër, përveç se me mendje, dhe e bëri debatin për librin kaq të gjallë.

Dhe çfarë historie fsheh ky libër. Jo më kot ka merituar çmimin më të lartë letrar në Itali në vitin 2022, çmimin Strega!