Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”
Një takim me shkrimtaren Diana Çuli për të hyrë në universin e saj krijues dhe për të zbuluar se si lindin veprat e saj. Si lind një histori? Nga frymëzimet, teknikat dhe udhëtimi i vet personal, autorja foli për mënyrën e saj të punës, duke rrëfyer edhe paksa rreth procesit që i transformon idetë, emocionet dhe vizionet në fjalë. Diana Çuli u përcolli të rinjve mesazhin se për të ecur përpara duhet “stërvitur” truri duke lexuar sidomos libra letrarë.
Albana Nexhipi Lekaj, autore e dy librave me personazhin simpatik të Kristalit, me të cilën zhytemi në një histori të ëmbël dhe aktuale rreth teknologjisë, miqësisë dhe solidaritetit, kufijve dhe pëlqimit, ndërtoi një bashkëbisedim me nxënësit për figurat e ndryshme letrare dhe rolin e tyre letërsi.
Përkthyesi Agim Doksani e vuri theksin te lëvrimi i një fjalori të pasur, thelbësor në gjykimin e tij jo vetëm në rastin e njerëzve që e duan letërsinë, por edhe për të gjithë ata që mëtojnë në një të ardhme të jenë intelektualë.
Një laborator argëtues për të zbuluar se si shkrimi mund të bëhet një lojë krijuese dhe bashkëpunuese: a u duhet aftësia e të shkruarit bukur, në mënyrë analitike, letrare etj. vetëm atyre që kanë dëshirë të bëhen krijues apo, në fakt, ai është fort i rëndësishëm në formimin kulturor të njeriut.
#shtepiabotuesedituria #HighschoolWilson #FestivaliOpenmindopenheart #CreativeEurope






