Blogu

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur” në shkollën 9-vjeçare “Haki Shehu”

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Në shkollën 9-vjeçare “Haki Shehu” na priti drejtori i shkollës, Endri Hamzai.

Prezantuam para nxenesve te kesaj shkolle, ne Petrelen e bukur, dy histori për botën e fëmijëve, rrëfyer nga dy autorë të ndryshëm, njëri nga Shqipëria, Virgjil Muci dhe tjetri polak, Tomasz Malkowski.

Një rrëfim për Kamilin, djalin e verbër, që përpiqet ta jetojë jetën si një djalë normal, me guxim, përkushtim dhe dashurinë e të afërmve, duke demonstruar se si jeta normale e dikujt është një përpjekje e përditshme dhe e suksesshme.

Një rrëfim tjetër për Princeshëzën e Hënës, plot fantazi dhe dritë, një vajzë e vogël në moshë, por që i jep mend edhe një shkencëtari.

Nxënësit e shkollës hyne një bisedë të ngrohtë me autoret, ambasadorin dhe botuesin Petrit Ymeri. Ishin plot entuziazëm dhe i duartrokitën disa here të ftuarit.

Në takim morën pjesë edhe autoret e librit Tomasz Malkowski dhe Joanna Rusinek, si dhe z. Wojciech Unolt i Ngarkuar me Punë i ambasadës së Polonisë në Shqipëri.

#shtepiabotuesedituria#HighschoolWilson#TomaaszMalkowski#Joanarusinek#FestivaliOpenmindopenheart#ambasadapolakeneshqiperi#CreativeEurope