Blogu

Booktrailer – “Mrekullia e madhe”

“Mrekulli e madhe”, nga Viola Ardone

Një roman thellësisht prekës dhe i guximshëm. Sepse duhet guxim për të trajtuar një temë kaq delikate si çmenduria, realiteti i tmerrshëm i spitaleve, mbyllja e tyre, historitë e shumta të grave të mbyllura dhe të “varrosura” këtu sepse konsideroheshin të ndryshme, rebele, të çuditshme, imorale, të paafta.

Një histori e trishtuar e treguar me një gjuhë të lehtë me nuanca ironike, me një narrativë që e bën leximin të këndshëm, por edhe sfidues.

Lexojeni këtë libër, pasi të ndiqni edhe trailerin e përgatitur nga Dituria.

#creativeeurope#mrekulliiaemadhe#ViolaArdone#agimdoksani