Fëmijët kureshtarë do të marrin përgjigje të mençura në këtë libër fantastik, të shkruar
nga Raimonda Belli!
Si e prodhon lopa qumështin? Peshku ka krahë, por nuk fluturon, pse rri në det? Po aeroplani si fluturon pa i rrahur krahët? Pse…
Mund të mos jetë koha e duhur, për më tepër, vëllai i madh, Dioni, nxiton gjithnjë për të shkuar diku, por Ardeni, djali kureshtar i kësaj rrëfenje, e ka kokën të mbushur me pyetje rreth botës përreth.
Hej, vëllaçko, sa kureshtar që je! Nuk të mbarojnë kurrë pyetjet: thua dhjetë, po ku i dihet! Për ëndërrimtarët si ty, ka vetëm një zgjidhje: është dikush që i ka të gjitha përgjigjet e pseve të tua, dhe quhet Inteligjenca Artificiale!
E merrni me mend se sa shumë gëzohet Ardeni… Dhe vendos… Çfarë, do të thoni ju?… Vendos ta kërkojë Inteligjencën e gjithëditur. Nëse e gjen apo jo dhe nëse i merr përgjigjet, ju mund ta zbuloni duke shfletuar këtë libër.
Me Ardenin, djalin kureshtar e plot humor, mund të shëtisni e të takoni njerëz të mrekullueshëm, që janë më inteligjentë sesa Inteligjenca Artificiale, dora vetë.