Shkurt 1927. Parisi i pushtetshëm merr pjesë në funeralin e bankierit Marsel Perikuri. E bija, Madalena, duhet të marrë në duar frenat e perandorisë financiare që trashëgon, por fati vendos ndryshe: djali i saj shtatëvjeçar, Poli, kryen një akt të papritur dhe tragjik që do ta rrënojë familjen.
E përballur me vështirësitë, ligësinë e njerëzve, lakminë e epokës së saj, korrupsionin dhe ambicien e mjedisit të vet, Madalena duhet të mbështetet në gjithë inteligjencën dhe energjitë e saj, por edhe në zgjidhje makiaveliane, për të mbijetuar dhe për të rindërtuar jetën. Një detyrë që bëhet edhe më e vështirë në rrethanat e një France që vështron, e pafuqishme, ngjyrat e para të zjarrit që do të shkatërrojë Europën.
Ngjyrat e zjarrit është romani i dytë i shumëpritur i trilogjisë që filloi me Mirupafshim atje lart – fitues i Çmimit Goncourt 2013, i përkthyer në njëzet e shtatë gjuhë, që ka shitur një milion kopje në të gjithë botën – një vepër në të cilën zbulojmë plotësisht talentin e jashtëzakonshëm, origjinalitetin vizionar dhe ligjërimin figurativ, të lidhur me imazhin, të shkrimtarit Pierre Lemaitre.
“Një afresk romantik.”
Nicolas Carreau, Europe
“Te Ngjyrat e zjarrit gjejmë gjithçka e bën të suksesshëm Pierre Lemaitren: talentin e pamohueshëm për intrigë, ndjesinë e mprehtë në formulimin e dialogëve, portretizimin e personazheve me një nur të jashtëzakonshëm… Shkurt, romani përmban të gjitha elementet e një libri të shkëlqyer, që i drejtohet një audience të gjerë, shumë të gjerë.”
Laurence Houot, France Télévisions