Nëse keni një qen që flet, duhet të jeni të kujdesshëm me miqtë tuaj. Sepse ata nuk e besojnë; mendojnë se jeni paksa i lajthitur. Guus Kuijeri na tregon historinë e vërtetë të Oles së tij të dashur: një qen i veçantë që, jo vetëm di të flasë, por edhe ndërhyn në punët e njerëzve, aq i ëmbël, sa ka frikë të lëndojë edhe një rosë lodër që qaravitet, gjithmonë kureshtar për të kuptuar se si funksionon bota. Një miqësi e fortë që do ta bëjë të qeshë e të qajë këdo që e di se çfarë do të thotë të duash një kafshë.
Shumë të rritur më pyesin pse shkruaj për fëmijë.
“Sepse më pëlqen”, përgjigjem unë.
Shumica e njerëzve janë të kënaqur me këtë përgjigje.
“Ah, ju pëlqen. Eh, nuk e dija.”
Disa madje e shkruajnë këtë, për shembull, në gazetë. Por përgjigjja e vërtetë është tjetër.
Unë shkruaj për fëmijë, sepse disa histori mund t’ua tregosh vetëm fëmijëve.
Guus Kuijer
“Pena e mrekullueshme e Guus Kuijerit nuk të lë kurrë indiferent. Ai u drejtohet lexuesve të vegjël, sepse ‘disa histori mund t’ua tregosh vetëm fëmijëve’; ky është një libër plot ironi, i lehtë dhe prekës, që flet me shumë respekt për qeniet që kemi përreth, shpeshherë shoqërues të jetës sonë, nganjëherë besnikë e të zgjuar sa edhe miqtë tanë njerëz.”
Timer Magazine