No Image Available

Djemtë e rrugës Pal

 Author: Ferenc Molnár  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Virgjil Muçi  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816764  Numri i faqeve: 240  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:

Pranë Lagjes Tetë, e famshme në Budapest, midis rrugicave që kufizojnë lagjen e vjetër hebraike, gjendet ende rruga e vogël Pal, e cila, në imagjinatën e Molnarit, qe skena e betejës më të paharrueshme midis fëmijëve, që letërsia ka treguar ndonjëherë.

Djemtë e rrugës Pal (1907) përshkruan, në fakt, luftën midis dy grupeve djemsh për të pasur të vetin një shesh lojërash të lirë në lagje. Kur Açi, udhëheqësi i Këmishëkuqve rivalë, vjedh flamurin nga njëra prej fortesave të tyre, Boka, Nemeçeku dhe Çonakoshi organizojnë një ekspeditë për ta rimarrë atë nga kampi armik.

Dy “ushtri” të përbëra vetëm nga gjeneralë dhe oficerë. Një ushtar i vetëm: Erno Nemeçeku, biond dhe i imtë, nga një familje e varfër, i cili do ta pësojë në këtë aventurë.

Me një ndjeshmëri të rrallë dhe me një përshkrim realist të botës së fëmijëve, Ferenc Molnari ka krijuar një kryevepër që i kapërcen kufijtë e moshës dhe të kohës. Djemtë e rrugës Pal mbetet një roman i pavdekshëm për miqësinë, nderin, besën dhe humbjen e pafajësisë – një kujtesë e bukur se idealet më të mëdha shpesh lindin në zemrat më të vogla.

Mosha e rekomanduar për lexim: 10 vjeç e lart.

 

 

 

“Nëse suksesi, fama e madje edhe pavdekësia do të ishin shenja të pagabueshme të profilit të shkrimtarit, Ferenc Molnari do të ishte jo vetëm shkrimtari më i madh hungarez, por edhe një nga më të mëdhenjtë në botë.”

Mario Brelich, shkrimtar

 

“Ky libër është një klasik i vërtetë botëror. Dukej sikur një roman i shkruar më 1907 nuk do t’u pëlqente adoleshentëve të epokës sonë të kompjuterit. Ndoshta kjo është e vërtetë për disa romane klasikë, por jo për Djemtë e rrugës Pal, që mbetet ende e njëjta histori interesante e dy grupe djemsh, që luftojnë për një copë tokë, një kantier i braktisur, i cili është sheshi i tyre i dashur i aventurave, për ta një simbol i çmuar i lirisë…”

Matyas Sarkózi, shkrimtar

 

“Njëra prej pyetjeve që i bëjmë vetes, kur mbarojmë këtë libër është: ‘A ka vend për të rinjtë në një qytet të madh?’ Për t’u rritur, për të qenë vetvetja, për të gjetur njëri-tjetrin, për të mësuar, të rinjtë kanë nevojë për vende ku të rriturit nuk i kontrollojnë, nuk i komandojnë, nuk i shqetësojnë. Nga ‘luftëtarët’ e rinj të rrugës Pal vjen një ftesë, që është shumë e rëndësishme sot: Ruajeni hapësirën tuaj! Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja.”

Antonio Faeti, shkrimtar