No Image Available

Çoçarja

 Author: Alberto Moravia  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Sotir Caci  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928292056  Numri i faqeve: 404  Çmimi: 1250 lekë
 Përshkrimi:

Çezira, një shitëse vejushë dhe Rozeta, vajza e saj adoleshente dhe e bukur, mezi ia dalin të mbijetojnë në Romën e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që trupat gjermane po i afroheshin Romës, Çezira mbledh disa ushqime dhe kursimet e një jete, që i fsheh në palat e fustanit, dhe bashkë me Rozetën nisen drejt Jugut për në vendlindje, në Çoçari.
Për nëntë muaj me radhë, nënë e bijë, përballojnë urinë, të ftohtët dhe pisllëkun, ndërsa presin mbërritjen e trupave aleate. Por çlirimi, kur vjen, sjell për to një tragjedi të papritur. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, ato sulmohen dhe Rozeta përdhunohet egërsisht nga një grup ushtarësh marokenë të trupave aleate franceze. Ky veprim barbar e traumatik dhune trondit rëndë jetën e dy grave, duke ndryshuar krejtësisht dhe pa mëshirë të ardhmen e tyre.
Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihen viktimat e brutalitetit, që shkatërron shpresat për të ardhmen, shkatërron ndjenjat dhe ëndrrat, që janë një kundërvënie ndaj mizorisë së luftës e dhunës.