No Image Available

Jashtë skene

 Author: Ahmet Hamdi Tanpinar  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Edvin Cami  Viti i Botimit: 2018  ISBN: 9789928217707  Numri i faqeve: 328  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës “Yeni İstanbul”, të vitit 1950, u botua për herë të parë, si një vëllim i vetëm, më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera Kënga e Mahurit dhe Paqja. Ngjarjet në roman zhvillohen në Stambollin e viteve 1920. Në ato ditë të zjarrta për kombin turk, ky qytet përbën njëkohësisht një skenë dhe një prapaskenë. Dhe skena e vërtetë e ngjarjeve, Anadolli, vështrohet nga prapaskena e Stambollit vetëm pak dhe nga këndvështrime të ndryshme. Në roman spikat një numër i madh dhe i larmishëm personazhesh, mes të cilëve burra shteti të rënë nga vakti që, gjithsesi, shpresojnë të mbeten a të rikthehen në kujtesë, spekulatorë lufte, idealistë, gra të sakrificës, njerëz që kërkojnë vendin e tyre në kushtet e një jete që ndryshon…