No Image Available

Konti i Monte Kristos 2

 Author: Aleksander Dyma  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Halit Selfo  Viti i Botimit: 2004  ISBN: 9992731508  Numri i faqeve: 560  Çmimi: 1250 lekë
 Përshkrimi:

Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e tij të stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton në hijen e tij.
Kush, ndoshta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrje të pamëshirshme, në vëllimin e dytë shohim Parisin që gëlon kudo.
Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë befas nga burgu, kryqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prkurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morseft, par i Francës…
Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romain e zakoneve dhe mitikës shoqërore, të dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie.