No Image Available

Historia e Austrisë

 Author: Alois Niederstatter  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Genc Lafe  Viti i Botimit: 2015  ISBN: 9789928103987  Numri i faqeve: 384  Çmimi: 1500 lekë
 Përshkrimi:
Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe “Shtetit të Alpeve” të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë, Monarkia e dyfishtë Austro-Hungareze dhe së fundi te Republika e vogël e shekullit të 20. Kjo histori, vërtet e orientuar në radhë të parë ndaj territorit të sotëm shtetëror, megjithatë nuk e humbet kurrë nga sytë kontekstin europian të historisë austriake. Çështjet qendrore të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore dhe intelektuale e zgjerojnë paraqitjen, duke e kthyer në një kuadër gjithëpërfshirës të asaj që përbën konceptin shumështresor “Austri”.