No Image Available

Historia e Finlandës

 Author: Henrik Meinander  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Erblina Kërçishta Kaba  Viti i Botimit: 2013  ISBN: 9789928103628  Numri i faqeve: 280  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Në këtë studim dinamik e tërheqës, Henrik Meinander përvijon konturet aq interesante të historisë, kulturës e shoqërisë finlandeze. Ai fillon me historinë e hershme të Finlandës, si pjesë përbërëse e Mbretërisë së Suedisë, vazhdon me vitet kur ajo ishte Dukati i Madh autonom brenda Perandorisë Ruse, për ta përmbyllur me transformimin e saj gradual në një shtet të pavarur e të modernizuar, me një komb të vetëdijshëm. Libri i Meinanderit përqendrohet në rajonin e vendeve baltike, duke e lidhur trajektoren e historisë finlandeze me momentet kyç të ngjarjeve shoqërore, politike e strukturore të Europës. Me mjeshtëri, arrin të gërshetojë politikën me ekonominë e kulturën, për të hedhur dritë mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore të Finlandës nga shtetet e tjera dhe përvetësimin prej këtyre të fundit të risive teknologjike e trashëgimisë kulturore të saj. Një pjesë të mirë të studimit, Meinanderi ia kushton historisë bashkëkohore, duke u ndalur në përfshirjen e spikatur të Finlandës në ngjarjet europiane e baltike të kohëve të fundit dhe duke analizuar ndikimin që mund të kenë pasur ato në zhvillimin e mëvonshëm të saj.