No Image Available

Historia e shkurtër e fashizmit

 Author: Renzo de Felice  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Alba Kokalari  Viti i Botimit: 2005  ISBN: 9992759658  Numri i faqeve: 184  Çmimi: 600 lekë
 Përshkrimi:
E shkruar fillimisht si skenar filmi për dokumentarët e Historisë së Italisë të Institutit Luce, kjo Histori e shkurtër e fashizmit përbën një sintezë të fortë dhe të përditësuar të historisë së njëzetvjeçarit. Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara. Tekstet, të mbledhura për herë të parë në këtë vëllim, shoqërohen nga një repertor i jashtëzakonshëm i imazheve të epokës. Ky libër, fryt i një pune dhjetëvjeçare studimi dhe kërkimi, i sjell lexuesit kthjelltësinë interpretuese të një studiuesi të madh të faqes më të zezë të Nëntëqindtës italiane.