No Image Available

Kultura tradicionale kineze

 Author: Zhang Qizhi  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2017  ISBN: 9789928217592  Numri i faqeve: 344  Çmimi: 1500 lekë
 Përshkrimi:
Kultura tradicionale kineze është një hyrje shkencore në kulturën e ndritur tradicionale të qytetërimit kinez, një nga qytetërimet më të mëdha në botë. Hyrja e këtij libri paraqet shkurtimisht thelbin e kulturës tradicionale kineze dhe evoluimin e vlerave tradicionale, ndërsa njëmbëdhjetë kapitujt e tij trajtojnë me zgjuarsi tema, si: filozofia, feja, shkenca e historisë, letërsia, reliktet, kaligrafia, piktura, mjekësia, kujdesi ndaj shëndetit, ushqimi, arkitektura etj., etj. Pjesa e fundit analizon sfidat me të cilat përballet kultura tradicionale kineze në kohët moderne dhe parashikon prirjet e zhvillimit të saj në të ardhmen. I shkruar për lexuesin e gjerë, Kultura tradicionale kineze është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër se pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.