Libri Në lojë me djallin të fut në një botë, ku vërtitesh mes spiralesh marramendëse të varësive, nëpër të cilat jetonte një grup i pandarë shokësh. Në faqet e tij gjen njëherësh dhembshuri, humor e trishtim. Historia e tyre më ka prekur thellë, por rimëkëmbja dhe përpjekja për të mbijetuar është një mundësi reale dhe ky libër do t’ju mbushë me shpresë.