No Image Available

Perandoria Osmane. Periudha klasike 1300-1600

 Author: Halil Inalcik  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Edvin Cami  Viti i Botimit: 2013  ISBN: 9789928103697  Numri i faqeve: 320  Çmimi: 1400 lekë
 Përshkrimi:
Ky libër, i cili përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe. Kjo kulturë plotësisht lindore, me gjithë detajet dhe kompleksitetet e veta, shpaloset këtu nga dijetari aq shumë i njohur i historisë turke. Ai na jep një tablo impresionuese të epërsisë së fesë dhe luftës në jetën e përditshme, si edhe të artit të qeverisjes, të administrimit, të vlerave shoqërore, financiare dhe politikat e territorit. Si përfundim, ky libër është një bashkudhëtar i domosdoshëm për këdo që do të mësojë rreth islamit, Turqisë dhe Ballkanit.