No Image Available

Historia e Vendeve të Ulëta

 Author: Friso Wielenga  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928292070  Numri i faqeve: 434  Çmimi: 1500 lekë
 Përshkrimi:
Janë të rrallë librat që ofrojnë një vështrim të përgjithshëm të historisë së Vendeve të Ulëta. Këtë boshllëk e plotëson Historia e Vendeve të Ulëta: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët e sotme, shkruar nga Friso Wielenga. Ai ofron një përmbledhje moderne dhe të integruar të historisë së Vendeve të Ulëta , duke filluar nga periudha në të cilën vendi mori formën e një entiteti gjeografik, administrativ e politik dhe vë në diskutim supozimin se historia holandeze që nga shekulli i 16 karakterizohej nga konsensusi politik dhe toleranca fetare. Meqenëse Wielenga përdor pozicionin gjeografik të Vendeve të Ulëta dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, për ta kuptuar më mirë të kaluarën, pjesërisht të trazuar, dhe të tashmen e këtij vendi të vogël në Detin e Veriut, vendin kryesor në libër e zënë politikat e brendshme dhe të jashtme, të ndërthurura me zhvillimet ekonomike dhe kulturore në vija të përgjithshme. Historia e Vendeve të Ulëta është një studim autentik, gjithëpërfshirës dhe i thelluar, me vlerë të madhe për studiuesit dhe studentët e historisë moderne europiane.