No Image Available

Magjia dhe magjistarët e fjalës

 Author: Jorgo Bulo  Kategoria: Botime për të rritur, Studime për letërsinë  Viti i Botimit: 1998  ISBN: 999273132X  Numri i faqeve: 368  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Ne ikim, ikim vazhdimisht, herë të entuziazmuar drejt së ardhmes e herë të trembur drejt humbjes, por ata, zotët e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh dhe na magjepsin me magjinë e verbit shqip, na shkundin nga marrëzia e shkatërrimit të vlerave ose nga përtacia mendore e indiferencës ndaj tyre. Ata na bëjnë të realizohemi si njerëz të këtij trualli ku ka lindur, për të mos vdekur kurrë dhe për t’u ripërtëritur pafundësisht, fuqia e perëndishme e fjalës shqipe. Ky le të jetë kryemotivi dhe shpirti i këtij libri të përkorë.