No Image Available

Ministria e dhimbjes

 Author: Dubravka Ugrešić  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Natasha Bombaj  Viti i Botimit: 2003  ISBN: 9789994346790  Numri i faqeve: 256  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Në qendër të romanit Ministria e dhimbjes dhe të të gjitha veprave të Dubravka Ugrešićit, është përvoja e mërgimit dhe e çrrënjosjes. Protagonistja e këtij romani është Tanja Lusic, e larguar nga Zagrebi dhe nga masakrat e luftës ballkanike, për t’u strehuar në Amsterdam. Edhe studentët e saj të serbo-kroatishtes, që enden andej-këndej “me një shuplakë të padukshme në fytyrë”, janë në arrati prej ferrit të luftës, si miliona banorë të botës në shekullin e fundit.