Falë dijes enciklopedike dhe këndvështrimit të tij kreativ në shumësi, arsyetimet apokaliptike të Moikom Zeqos prekin antikitetin, filozofinë, artin, letërsinë, gërmimin, mitizimin, etikën, politikën, ëndërrimet, shkencën, liturgjinë, kulturën, qytetërimin që i përmbledh të gjitha këto forma të shprehuri. Tregimi i tij të deh. Realitetet e prekura janë “odiseizmi” i tij si mënyrë jetese, të gjitha rastet i zbulon si “arkeolog i kozmogonisë”.