Francis Kirps

Francis Kirps jeton dhe punon në Lintgen, Luksenburg. Është diplomuar për psikologji në Universitetin e Strasburgut. Nisi të botonte për herë të parë në revistat studentore në fillim të viteve 1990 dhe më 1998 në revistën kulturore Cahiers Luxembourgeois. Qysh atëherë, ka botuar dy përmbledhje me tregime (Planet Luxembourg, më 2012 dhe Mutacionet: shtatë histori dhe një poezi, më 2019) dhe një roman (Die Klasse von 77, 2016), si dhe ka dhënë kontribute të shumta në antologji dhe përmbledhje bashkëkohore me tregime. Është dy herë fitues i çmimit të dytë në Concours Littéraire National, më 2000 dhe 2001, dhe i  Çmimit Europian të Letërsisë më 2020. Që prej vitit 2003 ka marrë pjesë rregullisht në sesione leximi e konkurse poetike në vendet gjermanishtfolëse. Kirpsi është bashkorganizator i skenës së vetme të leximit në Luksemburg dhe bashkëbotues i revistës letrare gjermane EXOT. Që nga viti 2014, shkruan artikuj për faqen satirike të gazetës Tageszeitung.