Emmanuèle Bernheim (1955-2017) është vajza e koleksionistit të artit André Bernheim dhe e skulptores Claude de Soria. Lindur e rritur në një familje të lidhur me artet, edhe Emmanuèle u përfshi qysh e re me botën e artit e kulturës. Jeta e saj artistike nisi si aktore e më pas si skenariste, gërshetuar me veprimtarinë e shkrimtares. Autore e romaneve Thika më 1985 dhe Një çift më 1988. Më 1993 botoi romanin Një grua tjetër (Sa femme), me të cilin fitoi Prix Médicis. Ka botuar gjithashtu edhe Stalone më 2002 dhe Gjithçka shkoi mirë më 2014. Është autore e dhjetëra skenarëve për filma të gjinive të ndryshme. Ka bashkëpunuar me regjisorë të njohur të kinemasë franceze dhe autorë po ashtu të famshëm si Michel Houellebecq, Claire Denis, François Ozon etj.
Dituria ka botuar edhe librin e suksesshëm të saj Të premten në mbrëmje, i cili, së bashku me Gjithçka shkoi mirë, është ekranizuar.