Giovanni Sartori (1924, Firence – 2017 Romë) ka qenë politolog, sociolog dhe akademik italian. Konsiderohet si një nga autoritetet më të rëndësishëm të shkencave politike në nivel botëror. Në Itali themeloi lëndën e shkencave politike si disiplinë akademike. Profesor Emeritus dhe drejtues i departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Firences (1969-1972), Albert Schweitzer Profesor Emeritus dhe drejtues i departamentit të Shkencave Shoqërore në Columbia University, Nju Jork (1979-1994). Që nga fundi i viteve 1970 ka qenë Profesor në Institutin Universitar Europian, në Universitetin e Stanfordit dhe Profesor shëtitës në Harvard, Yale, Washington D.C. etj.
Autor me famë ndërkombëtare, Sartori, është përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e teorisë së demokracisë, për partitë dhe sistemet partiake, për teorinë politike, për analizën krahasuese dhe për inxhinierinë kushtetuese. Tema e demokracisë ka qenë një pikë referimi e përhershme në veprën e Sartorit: pas librit të parë më 1993, ka përgatitur zërin “Demokracia” për Enciklopedinë Ndërkombëtare të Shkencave Shoqërore (1968) dhe për Enciklopedinë e Shkencave Shoqërore të Institutit të Enciklopedisë Italiane (1992). Sartori është themelues dhe botues i Rivista Italiana di Scienza Politica dhe editorialist në Corriere della Sera.
Giovanni Sartori është doktor Honoris Causa i 8 universiteteve, si dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, ndër të cilët dallojmë Çmimin Princi i Asturias për shkencat sociale në vitin 2005.