Dominique Schnapper (1934) është sociologe dhe historiane mjaft e njohur, drejtuese kërkimesh në Shkollën e Studimeve të Larta për Shkencat Sociale (EHESS), presidente e Shoqatës Franceze të Sociologjisë (1991-1995).
Nga viti 2001-2010 ka qenë një nga 10 anëtarët e Këshillit Kushtetues të Republikës Franceze, përkrah figurave të njohura botërisht, si ish-Presidentët Valeri Zhiskar d’Esten dhe Zhak Shirak, ish-Kryetari i Parlamentit Zhan-Lui Debré, etj. Është e bija e filozofit të shquar Raymond Aron.
Dominique Schnapper ka botuar rreth 25 vepra, si dhe studime të shumta, mbi çështje të shoqërisë bashkëkohore, shtetin-komb, shtetësinë e kombësinë, imigracionin dhe diasporat. Ka qenë iniciatore për krijimin e një qendre të studimeve hebraike. Karriera e saj akademike është gërshetuar me pjesëmarrjen në shumë komisione të rëndësishme. Nga viti 2012 është presidente e Muzeut të Artit dhe të Historisë së hebraizmit. Disa prej librave të saj të shumtë trajtojnë temën e kombit dhe të qytetarëve. Dhe këto tema të lidhura me analizën historike e sociologjike të hebrenjve francezë.
D. Schnapper mban dekoratat e larta Kalorës i Legjionit të Nderit dhe Oficer i Arteve dhe Letrave. Është fituese e Çmimit Balzan për Paqen më 2002; ka marrë Çmimin e Asamblesë Kombëtare të Francës për librin Bashkësia e qytetarëve. Mbi idenë moderne të kombit, si dhe Çmimin e Librit Politik në Francë për veprën Çfarë është integrimi?.