Emilios Solomou

Emilios Solomou ka lindur më 1971 në Nikosia. Ka studiuar në Universitetin e Athinës për histori dhe arkeologji dhe më pas për gazetari në Qipro. Ka edhe një diplomë masteri në filologji. Për disa vite ka punuar si gazetar në një të përditshme në Qipro dhe tani është mësues në një shkollë të mesme. 
Shumë nga tregimet e tij të shkurtra janë botuar në revista letrare dhe antologji në Qipro, Greqi, dhe vende të tjera. 
Ka botuar dy libra artistikë për fëmijë: Dordoleci (2018 dhe 2000) dhe Lumi (2020), i përzgjedhur për Çmimin Kombëtar të Qipros, Çmimin Kombëtar të Greqisë dhe IBBY Greqi. 
Ka botuar edhe katër romane për të rritur: Si një harabel, ike kaq shpejt (2003), botuar edhe në Bullgari; Një sëpatë në duart e tua (2007), Çmimi Kombëtar për Letërsinë në Qipro, botuar në Serbi, Bullgari, Shqipëri; Ditari i një pabesie (2012), fitues i Çmimit Europian për Letërsinë më 2013, dhe i botuar në 11 vende europiane; Urrejtja, gjysma e hakmarrjes (2015), botuar në Poloni, Shqipëri, Serbi.