No Image Available

Atë natë e pashë

 Author: Drago Jancar  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Nikollë Berisha  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928292223  Numri i faqeve: 215  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni. Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj – kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht të jetojë, të gëzojë” jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, “thjesht” të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët. Libri i D. Jancar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijeshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.”