No Image Available

Braktisje

 Author: Elisabeth Åsbrink  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2023  ISBN: 978-9928-366-80-1  Numri i faqeve: 296  Çmimi: 1000
 Përshkrimi:
“Për të kuptuar vetminë time, kisha nevojë të kuptoja atë të nënës sime. Dhe, për të kuptuar atë, duhej të kuptoja më parë gjyshen time, Ritën.” Kështu Katerina – pas të cilës fshihet vetë autorja – rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese. Dhe më pas, ankthet e Salit, vajzës së tyre të parë, e brengosur nga klima antisemite në Londër, e cila do të kërkojë strehim në Suedi. Përmes jetës së ndërlikuar dhe të pakënaqur të dy grave, Katerina ripërshkon historinë e gjyshit, Vidalit, lindur në Perandorinë Osmane, i cili, në fillim të shekullit XX në Londër, nuk mund të jetë as turk, as grek dhe as anglez. Me aftësinë për të gërshetuar kujtime familjare me ngjarje historike, Åsbrinku rindërton ngjarjet e trazuara të popullit të munduar sefardik. Ajo mbledh dëshmi të forta për origjinën e vet në Selanikun e sotëm, duke vënë re lidhjen e dhimbshme, ndjenjën e braktisjes së nënës dhe gjyshes, nga e cila nuk mund të shpëtojë as vetë dhe që e bën, tekefundit, të pajtohet me historinë dhe zgjedhjet e veta në jetë.