Në stilin ironik e delikat të Alki Zeit, një roman i butë që prek tema të tilla si angazhimi qytetar, demokracia, racizmi, lufta, dashuria mes gjyshit e nipit dhe dëshmia e atyre që luftuan për një botë më të drejtë.
“Andoni ka lexuar dhe ka parë emisione në televizor për fëmijë të zhdukur. Por një gjyshe e zhdukur as te Harry Potter nuk ekziston! Sidoqoftë, ndonjë ditë gjyshi do ta recitojë edhe këtë histori. Ndonjë mbrëmje, kur të ketë furtunë, kur të bien vetëtima dhe ata të tre do të ulen në kuzhinë, ndërkohë që Larën do ta pushtojë frika, se ajo dridhet nga frika prej vetëtimave dhe rrufeve. Gjyshi, për ta qetësuar, do të thotë:
“Ejani t’ju tregoj historinë e gjyshes, që është edhe më e frikshme se bubullimat.”
Por rrallë bien vetëtimat dhe rrufetë, madje edhe kur ndodh diçka e tillë, zgjat kaq pak, sa gjyshi do të arrijë të recitojë vetëm disa vargje:
Qielli i errësuar mbi Partenon përkulet,
Kupolën e zezë e mbajnë kolona borë të bardha,
Në mes të stuhisë rrufeja
mbjell gjarpërinj të frikshëm.
“Sa bukur që e thotë zoti gjysh!” do të pëshpërisë Lara e mrekulluar, duke harruar kështu frikën e saj të zakonshme.”
Ky roman për fëmijë është përshtatur në një seri filmike nga TV kombëtar grek ET1 më 2008 dhe është dramatizuar për audiobook më 2019.
Fitues i Çmimit Andersen, Itali; Çmimi Chronos për Letërsinë, Francë, Prix Littéraire des Jeunes Européens, Francë; Çmimi Strega për Fëmijë 11+, Itali. Nominuar tre herë për Çmimin Përkujtimor Astrid Lindgren dhe një herë për Çmimin Hans Christian Andersen; “Diavazo” Magazine Best Children Book Prize, Greqi etj.