No Image Available

E fiksuar pas dyqaneve në Nju Jork

 Author: Sophie Kinsella  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Orgeta Gjini  Viti i Botimit: 2011  ISBN: 9789928103024  Numri i faqeve: 316  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Për Beki Blumvudin, jeta nuk mund të shkojë më mirë se kaq: ka një të fejuar që e adhuron, një punë për t’u admiruar si konsulente në një emision televiziv dhe është duke shkruar librin e saj të parë. Dhe, si të mos mjaftojnë këto, i jepet mundësia për t’u transferuar në Nju Jork. Është një mundësi të cilën e kishte pritur prej vitesh, të niste një jetë të re, ta bënte ëndrrën realitet. Beki është e ekzaltuar nga Muzeu i Artit Modern, Guggenheimi… e mbi të gjitha nga mijëra drita vezulluese të dyqaneve. Në Bloomingdale, Tiffany, Fifth Avenue: kudo ka oferta të papara. “Bli vetëm ato që të duhen”, është motoja e saj. Sigurisht, kur bëhet fjalë për ujdi që me të vërtetë ia vlejnë…