No Image Available

E fiksuara pas dyqaneve vë kurorë

 Author: Sophie Kinsella  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Erblina Kërçishta  Viti i Botimit: 2011  ISBN: 9789928103123  Numri i faqeve: 384  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Këtë herë për Bekin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko-sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan, së bashku me Lukun, i cili i ka propozuar për martesë. Por, pas këtij propozimi, jeta e saj merr një tjetër drejtim. Nëna e Bekit këmbëngul që dasma të bëhet në kopshtin e shtëpisë së saj, në periferi të Londrës, e rrethuar nga familjarë dhe miq të vjetër; nga ana tjetër, nëna e tmerrshme e Lukut bën plane të tjera në qytetin vezullues të Nju-Jorkut. Beki nuk do të zhgënjejë asnjë, mirëpo, si pa dashur, bëhet pjesë e përgatitjeve të dasmës në Plaza të Nju Jorkut, argëtohet duke provuar fustane nusesh, shijon torta dhe harton lista për dhuratat e dasmës. Por koha kalon, në të dyja anët e oqeanit përgatitjet vazhdojnë dhe papritur Beki kupton se gjendet sërish në telash. Ka vetëm një nuse, vetë ajo, por dasma janë dy, në dy kontinente të ndryshme, në të njëjtën ditë…