No Image Available

Kënga e Qyqes

 Author: Robert Galbraith  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Virgjil Muçi  Viti i Botimit: 2014  ISBN: 9789928103949  Numri i faqeve: 572  Çmimi: 1500 lekë
 Përshkrimi:
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat. Strajku është veteran i luftës – i plagosur fizikisht dhe psikologjikisht – dhe jeta e tij është një dramë. Rasti i jep atij një spirancë shpëtimi nga ana financiare, por me kosto personale: sa më shumë gërmon në botën e ndërlikuar të bukuroshes modele, aq më shumë errësohen gjërat – dhe sa më pranë i afrohet së vërtetës, aq më kërcënues varet mbi të rreziku i tmerrshëm… Një sekret përshkënditës i botës elegante përshkon atmosferën e Londrës – nga rrugët e heshtura të Mejfërit në baret e Ist Endit e deri në Soho – Kënga e Qyqes është një libër i mrekullueshëm. Ky është romani i parë i serisë me dedektivin Kormoran Strajk, i JK Rowlingut, shkruar me pseudonimin Robert Galbraith.