No Image Available

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë

 Author: Juha Varto  Kategoria: Art-arkitekturë, Botime për të rritur  Përkthyes: Gëzim Qendro  Viti i Botimit: 2015  ISBN: 9789928426062  Numri i faqeve: 224  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre. Për një pedagog arti, estetika lidhet kryesisht me shqyrtimin e aftësive në shkallën më të gjerë të mundshme. Kjo sepse një aftësi nuk mund të ketë vetëm kuptimin se di të bësh diçka, një përsëritje mekanike pa kuptuar gjë nga konteksti. Aftësia gjithmonë thelbësore nënkupton rrokjen e parimeve operacionale, të etikës dhe përgjegjësisë. Ajo përfshin gjithashtu të qenit i aftë t’ua komunikosh këtë aftësi të tjerëve, të udhëheqësh dhe të mësosh.